Aplikacioni shqiptar për takime Dua.com, i cili u lançua në qershor 2020 ka përjashtuar njerëzit LGBTIQ + nga aplikacioni i tij, megjithë motos “Aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën”.
Aplikacioni i cili është krijuar për të lidhur shqiptarët në Shqipëri dhe diasporën, duke i lejuar ata të përputhen me interesa të mundshme dashurie, nuk ofron ndonjë mundësi për takime të të njëjtit seks. Ai lejon vetëm takime heteroseksuale, pra duke përjashtuar plotësisht çdo shqiptar që nuk është heteroseksual.
Për më tepër, aplikacioni vetëm lejon përdoruesit të zgjedhin ‘mashkull’ ose ‘femër’, duke përjashtuar më tej personat interseks ose personat pa gjini. Mashkulli dhe femra janë terma biologjikë që përdoren për të përcaktuar anatominë, por nuk janë të lidhura me gjininë, e cila është një konstruksion shoqëror që zbaton role dhe stereotipe.
Exit foli me Dua.com për ta pyetur në lidhje me opsionet që mungojnë në platformë. Përfaqësuesit e aplikacionit thanë se puna ka nisur vetëm dy muaj më parë dhe vetëm 30% e punës ka përfunduar.
“Aty ku i referoheni mund të jetë një tipar në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ka edhe shumë gjëra të tjera (shpesh shumë themelore) që duhet të zbatohen gjithashtu.”
Ata thanë se ka ende shumë punë për të bërë dhe ka “ende shumë gjëra për të përcaktuar”.
Ata thanë se shpresojnë të kenë një përgjigje më të hollësishme për pyetjet tona në një të ardhme të afërt.