Arabia Saudite dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë

Nga Exit News
Arabia Saudite dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë

Arabia Saudite dhuroi të dielën pajisje mjekësore, përfshirë 23 ventilator, për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Donacioni erdhi nga Qendra e Ndihmës Humanitare dhe e Ndihmës Mbretërore Salman (KSrelief).

Furnizimet iu dorëzuan zyrtarëve vendas nga atasheu saudit në ambasadën e Arabisë në Tiranë, Mohammed bin Rashed Al-Hadithi.

“Al-Hadithi tha që KSrelief ishte e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në të gjithë botën. E udhëhequr nga mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, Mbretëria po bën përpjekje për të përballuar koronavirusin, duke promovuar punë bamirësie dhe duke ndihmuar të prekurit nga pandemia,” raporton Arab News.

Më herët Shqipëria adaptoi udhëtimin pa viza për sezonin e verës, nga 01 Prill 2021 deri më 31 Dhjetor 2021, për qytetarët nga Arabia Saudite, Bahreini, Omani, Katari, Egjipti, India, Rusia dhe Tailanda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>