Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s ka vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan, të mërkurën. Papleka u vetëdorëzua pas vrasje në Polici.
Sipas mediave, ai ka dëshmuar se grupi kundërshtar ka qëlluar me armë kundrejt tyre , dhe më pas ai ju kundërpërgjigj.
“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”, hamëndësohet të ketë thën Paplekaj sipas gazetës Panorama.
Paplekaj ishte shoqëruesi i drejtuesit politik të Elbasanit Gazmend Bardhi.