Arbitrazhi ndërkombëtar pezullon bllokimin e llogarive të Bankers Petroleum

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vendosur pezullimin e zbatimit të urdhërit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për bllokimin e llogarive të kompanisë Bankers Petroleum. Vendimi, gjithashtu, ndalon administratën tatimore të mbledhë detyrimet tatimore të kompanisë për periudhat e shkuara.

Bankers Petrolium është kompania më e madhe në vend dhe operon në fushën e nxjerrjes së naftës. Prej vitit 2004 ajo shfrytëzon me konçensionin disa nga vendburimet më të mëdha në vend.

Kontrata konçensionare e përjashton kompaninë nga pagimi i taksës mbi fitimin për të gjitha fitimet e riinvestuara. Gjatë 11 viteve operim, Bankers ka deklaruar vazhdimisht se i ka investuar të gjitha fitimet. Ky qëndrim është kundërshtuar nga administrata tatimore, e cila nuk ia ka njohur kompanisë si investime një sërë shpenzimesh të dy viteve të fundit. Si rezultat, administrata tatimore i ka vlerësuar detyrimet e kompanisë në rreth 75 milionë dollarë dhe ka urdhëruar pagimin e tyre. Bankers ka refuzuar të paguaj dhe për këtë arsye adminsitrata tatimore ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të kompanisë. Si kundërpërgjigje, Bankers e ka çuar çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>