
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern nënshkroi ditën e djelë një marrëveshje për koalicion të partisë së saj me Partinë e Gjelbër, për të krijuar qeverinë e ardhshme pas fitores në zgjedhje.
Arden i dha partisë së saj fitoren më të madhe zgjedhore të regjistruar në gjysmë shekulli.
Pavarësisht se partia e saj nuk ka nevojë për mbështetje nga partitë e tjera për të qeverisur, koalicionet janë normë në Zelandën e Re, pasi partitë kërkojnë të ndërtojnë konsensus.
Arden i ka ofruar të gjelbërve dy poste ministrore.