Ardhjet në Shqipëri ende larg 2019

Ardhjet në Shqipëri ende larg 2019

Pavarësisht hapjes së kufijve dhe heqjes e kufizimeve, hyrje-daljet në Shqipëri nuk kanë arritur nivelet e 2019-ës, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në maj 2021, 605 421 shtetas shqptarë dhe të huaj hynë në vend. Rreth 200 mijë shtetas më pak se sa maji i 2019-tës, me 824 mijë shtetas.

328 742 shtetas të huaj hynë në muajin maj, 72, 789 shtetas më pak se sa në maj 2019, me 401 531. Për periudhën janar-maj 2021, 1.083.538 shtetas të huaj hynë në vend.

Gjatë pesëmujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia dhe Zvicra, ndërsa uljen më të madhe e ka pasur Greqia dhe Anglia.

651 062 shtetas shqiptarë dhe 306 562 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi në maj. Ndërsa, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2021, është 1.331.373.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>