
Ardi Veliu u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Veliu, që dëri më parë mbante postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, u propozua nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ardi Veliu ishte një prej fituesve të testimit të bërë në Akademinë e Sigurisë më 24 janar. Fituesit e tjerë, që gjithashtu ishin kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ishin Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj dhe Kastriot Skënderaj.
Ardi Veliu do të pasojë në detyrë Haki Çakon, i cili u shkarkua nga detyra më 8 janar. Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave.