![ardian capja Ardian Çapja del nga reanimacioni](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/ardian-capja.jpg)
Ardjan Çapja, i cili u plagos më 8 qershor në një atentat, doli sot nga reanimacioni.
Ditën e martë, Drejtori i Spitalit të Traumës në QSUT, Arben Zenelaj tha se Çapja është ende në sallën e operacionit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çapja u godit me snaiper në shpatull dhe të paktën një prej plumbave i ka kaluar tejpërtej. Pas atentatit, ai shkoi fillimisht në spitalin e Elbasanit por më pas u transportua në Tiranë.
Atentati ndaj Çapjas ishte i mirëorganizuar dhe i paramenduar.