Gjykata e Krujës vendosi të lironte anëtarin e Bandës së Durrësit Sardian Sulejmani, në tetor 2019. Ai ishtë dënuar me 25 vite burg për akuzat: 2 përpjekje për të vrarë Lulzim Berishën – atentate të ndodhura në gusht 2005 – dhe për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005.
Sipas Ora News, Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier renditi 10 argumente për lirimin e tij. Exit News sjell më poshtë argumentet në mënyrë të përmbledhur.
- Sardian Sulejmani ka shfaqur sjellje korrekte duke respektuar rregulloren, ligjin. Gjithashtu ai nuk ka probleme me përdorimin e allkoolit apo lëndëve narkotike.
- Sulejmani nuk ka qënë më parë i dënuar, dhe në kohën e kryerjes së veprave penale ka qënë i mitur e nën ndikimin negativ të personave të tjerë. Nga ana tjetër gjatë intervistave me punonjësit e Shërbimit të Provës, ai ka shprehur pendesë për veprimet që ka kryer.
- Sulejmani ka paraqitur një premtim për lidhje të një kontrate pune.
- Sulejmani ka babin të sëmurë me zemër dhe gjendja e tij emocionale, fizike dhe psikologjike është rënduar për shkak të humbjes së djalit në 1999 dhe bashkëshortes së tij. Kështu ai është i vetmi që mund të përkujdeset për të.
- Familja e Sulejmanit jeton në kushte të mira, si dhe Sulejmani ka mbështjetjen e saj dhe të shoqërisë.
- Sulejmani është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.
Lirimi i Sulejmanit erdhi mbas lirimit të anëtareve tjetër të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Lulzim Berishës.
Ky është një nga dhjetëra rastet e viteve të fundit ku ish-anëtarë bandash janë liruar duke përfituar lehtësime nga sistemi i drejtësisë. Opozita i ka denoncuar këto lirime si lirime nën garanci të shtetit për t’u përdorur më pas në fushatat zgjedhore.