Arkitektët e preferuar të Ramës paraqesin planet për rindërtimin

Nga Exit News
Arkitektët e preferuar të Ramës paraqesin planet për rindërtimin

Arkitektit Marko Kasamonti, edhe Stefano Boeri prezantuan sot projekteve të rindërtimit për dy lagje të reja, një në Spitallë të Durrësit dhe një tjetër tek Lumi Tirana.

Në lagjen tek lumi Tirana do të strehohen 3 mijë e 175 familje ndërsa në Spitallë të Durrësit dhe do të strehohen 1830 familje.

Javën e parë pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Rama deklaroi se kishte vendosur të ndërtonte të paktën 3 lagje të reja në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Lagjet i pagëzoi si “Lagjet e Rilindjes”.

Dy muaj më vonë, duke përfituar nga situata e gjendjes së zgjatur të fatkeqësisë natyrore, projekti duket se po zgjerohet për më shumë se “3 lagje”.

Përmes ndryshimit të një ligji, një Akti Normativ dhe VKM-je, qeveria i ka hapur rrugë zgjerimit të projektit për “Lagje të Rilindjes”, sidomos në Tiranë, ku prishjet e disa pallateve e ndërtesave – si në Kombinat – janë parashikuar që në masterplanin Tirana 2030 (TR2030), miratuar në dhjetor 2016.

Exit News ka shkruar më parë për aktivitetet e arkitektëve si Boeri e Kazamonti, të cilët favorizohen nga Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj për projekte dhe ndërtime pallatesh dhe veprash publike, siç janë sheshet, masterplani i Tiranës apo stadiumi kombëtar.

Boeri ka projektuar në Tiranë kullën Bllok dhe kullën West Residence. Kazamonti ka projektuar vepra si Stadiumi Kombëtar, kampusin e Universitetit të Arteve dhe kullën Evergreen përballë Kishës Orthodokse në qendër të Tiranës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>