Arkitekti i famshëm Maks Velo ndërron jetë

Nga Exit News
Arkitekti i famshëm Maks Velo ndërron jetë

Maks Velo, arkitekti dhe piktori i njohur, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare. Arkitekti Velo ishte i shtruar në QSUT, prej disa ditësh. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë.

Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai u arrestua dhe dënua me dhjetë vjet burg në Spaç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>