Arkitekti shqiptar fiton çmim në konkursin ndërkombëtar

Nga Exit News
Arkitekti shqiptar fiton çmim në konkursin ndërkombëtar

Arkitekti Endri Marku ka fituar një çmim të rëndësishëm nga Architizer, njëra nga portalet kryesore për arkitekturën.
Punimi i titulluar “Vorbull” fitoi çmimin e dhënë për konkurrentët që nuk janë studentë.
Konkursi “One Draëing 2021” (“Një punim në vizatim 2021”) përfshinte artitektë në faza të ndryshme të karrierës. Punimet mund të bazoheshin në arkitekturën ekzistuese ose të ishin konceptuale, por gjithsesi të përcillnin përvojën e banorit.

Punimi i Markut u përshkrua si një “vizatim frenetik, surreal” i përbërë nga një “skicë në dukje e pafundme, që përshkruan një betejë arkitektonike mes qëndrueshmërisë dhe kaosit”. Architizer vuri në dukje se kjo ishte “një simbolikë e përshtatshme për trazirat globale të 12 muajve të fundit”.

Autori ndoshta është ndikuar për këtë punim nga prishjet e fundit të vilave, teatrove dhe hapësirave publike për t’i hapur rrugë ndërtimeve të shfrenuara. Në fakt, një jurist vuri në dukje se shumë vizatime në konkursin e këtij viti “tregojnë rritjen e sasisë së objekteve dhe ndërtesave në mjedisin tonë”.

James Wines, anëtar i jurisë së sivjetshme, tha se ishte i kënaqur me cilësinë e punimeve si dhe me nivelin më të lartë të grafikës që është përdorur për të sjellë rrëfime provokuese dhe të mprehta nga kjo botë e rrezikuar.
Një tjetër anëtare e jurisë, Amader Berber, tha se punimet e këtij viti kishin “më tepër thellësi se kurrë më parë. Ajo shtoi, “Unë besoj se, për shkak të situatës në botë gjatë vitit të kaluar, njerëzit u stimuluan në të menduarit kritik dhe vizatimet që rezultuan ishin të pabesueshme.”

Marku i tha Architeizer-it se:
“Vizatimi synon të sjellë brishtësinë e realitetit tonë, i cili pjesën më të madhe të kohës është i kycur te e tashmja. Qytetet e trashëguara, shenjat dhe rendi që duket në sipërfaqe të qytetërimit tonë na japin iluzionin e qëndrueshmërisë dhe të vazhdimësisë shumëvjeçare, ndërsa ekzistenca jonë është në fakt vetëm një flluskë midis spiraleve të pafundme dhe nomade të hapësirës dhe kohës, një vazhdimësi urbane që tretet ngadalë, struktura e rregullt e së cilës është i paaftë për të mbajtur spiralen e njerëzimit që shkon teposhtë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>