Arkitekti Winy Maas: Kam 12 vjet që punoj me Ramën, do të ndërtoj kulla të reja

Arkitekti Winy Maas: Kam 12 vjet që punoj me Ramën, do të ndërtoj kulla të reja

Arkitekti Winy Maas, i studios MVRDV, i njohur në Shqipëri si një prej arkitektëve të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për revistën e arkitekturës Designboom (revista e parë online për arkitekturën), ku ka folur për ndërtime të tjera që pritet të bëhen në Tiranë e në bregdet, si dhe projektin e Piramidës.

Winy Mass lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës”, pa bërë të ditur se në cilin qytet do të ndërtohet, dhe ndërtimin në bregdet  të një hoteli të madh, pjesë e rrjetit të hoteleve W.

Disa nga deklaratat kryesore të arkitektit janë:

Për ndërtimet e reja:

Kulla e parë që po bëjmë do të ketë rreth 400 njësi. Do të ketë figurën e hartës së Shqipërisë. Unë e dashuroj flamurin shqiptar. Është flamuri më seksi që unë kam parë ndonjëherë, është shumë më i mirë se sa ai hollandez.

Është dhe një kullë tjetër e planifikuar, që do të duket si një fytyrë.

Ne bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit. Po lehtësojmë dhe ardhjen e rrjetit të madh të hoteleve W, dhe projektin po e dizenjojmë ne si MVRDV.

Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma dhe ndodhet në majë të një kanioni që futet brenda në det— plazhi do të mbetet publik. Ju mund të thoni “kjo nuk është një gjë moderne, kjo nuk është në natyrën e zonës, si mund ta bëni ju këtë?” Por ajo do të jetë e aksesueshme për klasën e mesme, ose klasën e mesme të ardhshme dhe duket gati si James Bond!”,

Për këtë arsye them “Britania e Madhe jashtë, Shqipëria brenda” – e dua Europën për shkak të larmisë që ka. [Shqipëria] është shteti më i varfër në Europë, pothuaj nuk ka ekonomi – si mund ta reklamojmë këtë vend?

Për rindërtimin e Piramidës:

Piramida është ndër rastet e mia të preferuara. Natyrisht [Enver] Hoxha ishte një diktator dhe ishte qesharake që ai e ndërtoi këtë gjë, por është gjithashtu një gjë e bukur dhe tani njerëzit kanë emocione mikse për të.

Njerëzit e kanë vizituar piramidën gjatë diktaturës komuniste, më pas e kanë vizatuar me graffiti, kanë parë filma aty, kanë rrëshkitur nga lart-postë dhe disa njerëz janë vrarë sepse është shumë e rrezikshme.

Ne kemi qënë duke menduar se çdo të bëjmë me të, duke folur me investitorë të mundshëm dhe me qeverinë.

Kemi vendosur që së pari, duhet ta hapim atë dhe të heqim qafe të gjithë xhamin në mënyrë që ajo të duket si një park.

Më pas do të stabilizojmë strukturën dhe do të bëjmë shkallë që çdo kush të mund të ngjitet lart.

Më pas do të “jetojnë” aty një grup i ri informaticienësh, një tip shkolle, por dhe si vend për festival filmash.

Për marrëdhënien e ngushtë me Ramën, Veliajn dhe Dakon:

Kam punuar për 12 vjet me kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranë Veliaj dhe me kryebashkiakë të tjerë.

Unë jam i përfshirë në gjëra të ndryshme atje [në Shqipëri] dhe nuk është sepse fitoj shumë para, por është simpati. Unë mbështese kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe kryetarin e bashkisë së Durrësit … vendi do të ndryshojë shumë në vitet e ardhshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>