Armela Krasniqi u zgjodh të mërkurën në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Kandidaturat u hodhën për votim në Parlament në fund të seancës plenare, që shënon edhe mbylljen e legjislaturën aktuale.
Ndërkohë, zgjedhja e anëtarëve të bordit u shty për në shtator.
Më herët, përfaqësitë e BE-së dhe OSBE-së në Tiranë bën thirrje që vendimi për përzgjedhjen e kreut dhe anëtarëve të bordit të AMA-s të zgjidheshin nga parlamenti i ri, që do të konstituohet në shtator, pjesë e së cilit do të jetë edhe opozita.