Armenët djegin banesat përpara se të dorëzojnë fshatin tek azerët

Nga Exit News
Armenët djegin banesat përpara se të dorëzojnë fshatin tek azerët

Armenët i kanë venë flakët banesave në fshatin Charektar në kufi me rajonin e Nagorno-Karabakh, përpara se tja dorëzojnë atë azerëve, raporton Reuters, të shtunën.

Fshati i vogël i vendosur në kufi të rajonit të Nagorno-Karabakh ishte territor i Azerbajxhanit i njohur ndërkombëtarisht që prej vitit 1990. Por fshati me rreth 20 shtëpi banohej dhe drejtohej nga azerët.

Reuters raporton se më 15 nentor azerët do të hyjnë në fshat sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin e Rusisë.

Një banor i fshatit tregoi për Reuters se banorët kishin boshatisur banesat dhe ishin larguar. Ata janë të frikësuar se nëse qendrojnë në fshat azerët do t’i vrasin, tregon një tjetër banor për Reuters.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme