
Armin Laschet, u konfirmua si kandidati për kancelar i CDU-së për zgjedhjet federale në Gjermani.
Ai fitoi mbështetjen e partisë në një takim të brendshëm, në përballje me Markus Soeder, udhëheqës i partisë bavareze simotër e CDU.
Zgjedhjet e ardhshme janë të vështira për konservatorët, të cilët kanë drejtuar Gjermaninë, përmes kancelares Merkel, 16 vitete e fundit.
Ata gjithashtu janë kritikuar për përgjigjen ndaj pandemisë dhe kundërshtarët e tyre politikë, të gjelbrit, janë vetëm disa pikë prapa tyre.