
Armin Laschet u zgjodh të shtunën kryetari i ri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në Gjermani.
Ai do të zëvendësojë kancelaren Angela Merkel.
Laschet mposhti kundështarin e tij, Friedrich Merz.
Votimi u mbajt online për shkak të pandemisë, ku Laschet mori 521 vota dhe Merz 466.
Votimi për kreun e ri të CDU erdhi pas njoftimit të largimit të Merkel nga politika mbas mbarimit të mandatit së kancelares.