
Gjykata e Pejës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Haki Rugovën, kryetarin e komunës së Istogut, arrestuar dy ditë më parë.
Të njëjtën masë sigurie gjykata dha dhe për zëvendësin e Rugovës, po ashtu i arrestuar.
Kryetari i komunës Rigova dhe zëvendësi i tij dyshohen për shpërdorim detyre, veprim në konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh.
Besnik Berisha, avokati i kryetarit Rugova, ka pretenduar se ka dorëzuar në gjykatë prova për pafajësinë e klientit të tij.
Rugova dhe zëvendësi i tij u arrestuan dy ditë më parë.
Haki Rugova është gjithashtu nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.