Arrest shtëpie për kryetarin e komunës së Istogut

Nga Exit News
Arrest shtëpie për kryetarin e komunës së Istogut

Gjykata e Pejës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Haki Rugovën, kryetarin e komunës së Istogut, arrestuar dy ditë më parë.

Të njëjtën masë sigurie gjykata dha dhe për zëvendësin e Rugovës, po ashtu i arrestuar.

Kryetari i komunës Rigova dhe zëvendësi i tij dyshohen për shpërdorim detyre, veprim në konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh.

Besnik Berisha, avokati i kryetarit Rugova, ka pretenduar se ka dorëzuar në gjykatë prova për pafajësinë e klientit të tij.

Rugova dhe zëvendësi i tij u arrestuan dy ditë më parë.

Haki Rugova është gjithashtu nënkryetar i partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme