Arrestohen 100 persona për trafik kanabisi në Spanjë

Nga Exit News
Arrestohen 100 persona për trafik kanabisi në Spanjë

Policia spanjolle arrestoi 100 anëtarë të një bande, e cila transportonte hashash dhe marijuanë nga Maroku në Spanjë me skafe të fuqishme, të shtunën, njoftoi Reuters.

Gjatë një serie operacionesh, policia kapi më shumë se pesë ton hashash dhe 230 kg marijuanë, tha policia spanjolle në një deklaratë.

Disa anëtarë të bandës ishin të punësuar për mirëmbajtjen dhe furnizimin me karburant të skafeve.

Anëtarët e tjerë të bandës fshehnin drogën në kamionë me fruta, të cilët e transportonin mallin nga Spanja e Jugut drejt Francës për të furnizuar trafikantët në të gjithë Evropën, tha policia.

Oficerët gjithashtu sekuestruan armë dhe pesë automjete, përfshirë edhe dy kamionë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>