
Policia në Tiranë arrestoi të hënën dy persona pasi ju gjet kokainë.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se të arrestuarit janë një 28-vjeçar me inicialet M.S., dhe një 23-vjeçar me inicialet E.P.
Atyre gjatë kontrollit ju gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 thikë.