Policia e Durrësit arrestoi 2 persona për ndërtim pa leje në Manëz, të shtunën. Personat e arrestuar janë:
R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi ndërtoi një objekt me beton në bregdet pa lejen e organeve kompetente;
M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, ndërtoi në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.
Policia ka nisur prej një muaji ndalimin e ndërtimeve pa leje në bregdet nga veriu në jug.