Policia e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë për vjedhje dhe përdorim të të dhënave bankare.
Sipas njoftimi janë arrestuar Q. T., 21 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe B., 18 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj).
Ata kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë vendit, me qëllim për të përfituar financiarisht. Policia shprehet se dëmi ekonomik është 33 milionë lekë.