
Dy shqiptarë, Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç u arrestuan nga policia britanike për transportin e 16 kilogramë kokainë.
Policia kufitare britanike gjeti në një kontenier frigoriferik të ardhur nga Belize, Amerika Qendrore, 16 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milionë paund.
Belize është kthyer në një vend transit të rendësishëm për trafikimin e drogës nga vendet e Amerikës latine, kryesisht nga Honduras, Kolombia, dhe Venezuela përmes anijeve të shpejta ose avionëve të vegjël.