Arrestohen 23 persona gjatë 24 orëve

Nga Exit News
Arrestohen 23 persona gjatë 24 orëve

Policia ka arrestuar 23 persona gjatë 24 orëve. Lajmin e bëri të ditur policia në një postim në faqen zyrtare ku shkruan:

“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 23 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 6 janë proceduar penalisht dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.”

Policia njofton gjithashtu se ka sekuestruar tri armë zjarri (dy pistoleta dhe një kallashnikov), rreth 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, dy armë të ftohta dhe një armë gjahu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>