Policia ka arrestuar sot tre doganierë dhe dy policë të policisë kufitare, të cilët kanë qenë në shërbim gjatë kohës kur në doganën e Durrësit kaloi një kamion i cili transportonte 1,8 ton marjuanë. Marjuana u zbulua nga dogana italiane e fshehur mes një ngarkese me panele druri.
Një javë më parë policia kishte arrestuar dy punonjës të kompanisë Rapiscan, që është përgjegjëse për skanimin e të gjitha ngarkesave që hynë dhe dalin nga territori i vendit.