
3 persona u arrestuan dhe 1 person u shpall në kërkim në 24 orët e fundit në vend për trafik dhe kultivim të kanabisit. Policia arrestoi edhe një prson për nxjerrjen e gurave dekorativ nga Mali i Tomorrit në mënyrë të paligjshme.
Policia e Shtetit njoftoi se:
Në Vlorë u arrestuan 2 persona për kultivim të kabanisit. Policia gjeti se personat do të kultivonin 580 fara kanabisi në fshatin Çorraj, Himarë.
Në Skrapar, policia arrestoi kryeplakun e fshatit Barçë për shpërdorim detyre dhe shpalli në kërkim një 44-vjeçar për kultivim të kanabisit.
Në Berat, u arrestua një 47 vjeçar, I cili dyshohet të ketë nxjerrë llaka guri dekorativ,
në mënyrë të kundraligjëshme në Malin e Tomorit.