
Tre persona kanë rënë në pranga 24 orët e fundit për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe një grua 52-vjeçare.
Shtetasi T. Q., 45-vjeç, u arrestua pasi policia gjeti 125 kg lëndë bimore cannabis sativa në banesën e tij në fshatin Lalar në Patos të Fierit.
Ndërkohë, shtetasit K. F., 48-vjeç iu gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike cannabis sativa në lokalin e tij në fshatin Hoxharë të Fierit.
Policia njoftoi gjithashtu arrestimin e 52-vjeçares nga Lezha, A.C., pasi u konstatua duke kultivuar lëndë canabisativa në tokën familajre. Në kërkim u shpallën bashkëshorti dhe djali i saj, përkatësisht si, F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç.