
Armando Fezga, kryetar i sindikatës së kontrollorëve, Flora Ndreca, përgjegjëse turni dhe Muhin Mezini kontrollor u arrestuan nga Prokuroria e Tiranës, të premten.
3 punonjësit e aeroportit “Nënë Tereza”, akuzohen për shpërdorim detyre, për pezullimin e fluturimeve të enjten.
Ata sëbashku me 25 punonjës të tjerë u shoqëruan në polici të enjten pak para mesnate.
Kontrollorët e aeroportit hynë dje në grevë duke pezulluar fluturimet në aeroportin e vetëm në vend.
Kryeministri paralajmëroi marrjen e masave nëse personat nuk ktheheshin në punë. Ndërsa, ministrja Balluku e quajti grevën të paligjshme.