Tre shqiptarë janë arrestuar në Angli, pasi akuzohen se kishin mbjellë hashash me vlerë 500 mijë paund në një shtëpi.
Tre të arrestuarit janë Leon Tosku, 42 vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj, 35 vjeç.
Ata aktualisht janë në lirim me kusht dhe janë në pritje të gjyqit.
Në Britani të Madhe, kultivimi dhe trafiku i marijuanës dënohet nga 5 deri në 14 vite burg.
Kultivimi në shtëpi periferike mendohet të jetë një nga teknikat që përdorin rëndomtë bandat shqiptare në Angli.
Autoritetet britanike e cilësojnë narkotrafikun si aktivitetin kryesor të tyre.
Shpesh emigrantë të shumtë e gjejnë veten të detyruar për t’u përfshirë në rrjet, ndërkohë që përgjithësisht rekrutohen njerëz nga veriu i Shqipërisë.
Vlen të theksohet se narkotrafiku ka shtuar shqiptarët në burgjet britanike, aq sa një në çdo 10 të burgosur të huaj për narkotrafik është shqiptar.