Arrestohen 4 persona për falsifikim të testeve Covid në Durrës, 1 tjetër në kërkim

Nga Exit News
Arrestohen 4 persona për falsifikim të testeve Covid në Durrës, 1 tjetër në kërkim

Katër persona u arrestuan të martën në lidhje me 2 raste të falsifikimit të testeve Covid në Durrës.

Në njërin rast policia ka identifikuar një agjensi udhëtimesh, e cila bashkëpunonte me një laborator për të falsifikuar rezultatet e testeve për qëllime udhëtimi.

Në rastin tjetër, ishte vetë e njëjta agjensi e cila falsifikonte testet dhe dokumentet.

Policia ka arrestuar në kushtet e fagrancës shtatesen V. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, për veprën penale të mashtrimit, si dhe shtetasit A. C., 24 vjeçe, B. M., 25 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Administratori i laboratorit, shtetasi L. L., 52 vjeç u shpall në kërkim për të njëjtat akuza.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin “pajisnin qytetarët, të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste Antigen Rapid, kundrejt përfitimit”.

Rastet e mashtrimit me testet janë rritur muajin e fundit me shtrimin e kufizimeve të udhëtimit si nga vendet e BE-së, edhe ato fqinje.

Në fakt, me rritjen e shifrave të infektimeve, të hënën hynë në fuqi edhe masat kufizuese për hyrjen në vend.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë një nga këto dokumenta:

  • Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  • Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  • Provë të kalimit të COVID-19, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>