
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për transport të paligjshëm emigrantësh.
Personat e arrestuar janë Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të katërt banues në Durrës. 2 personat e shpallur në kërkim janë A. S., 40 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndërsa dy persona të grupit u arrestuan nga policia më 28 shtator 2020.
Polica ka sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular.