Arrestohen 4 persona, po transportonin 10 sirianë drejt Kukësit

Nga Exit News
Arrestohen 4 persona, po transportonin 10 sirianë drejt Kukësit

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, të cilët po transportonin 10 emigrantë nga Siria drejt Kukësit, me qëllim kalimin e kufirit për në vendet e BE-së.

Të arrestuarit po transportonin në dy makina të marra me qira sirianët, në këmbim të pagesës prej 400-500 eurosh.

Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë dhe palestinezë, për në vendet e BE-së.

Sipas arrestimeve të policisë, mesa duket rruga Korçë-Tiranë-Shkodër është rruga kryesore e përdorura nga trafikantët, kohët e fundit. Shpeshherë, dalja bëhet edhe nga Kukësi për në Kosovë dhe më pas në në Mal të Zi.

Pak ditë më parë, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi se po punohet për të ashpërshuar dënimet nga atyre që merren me transportimin e emigrantëve ilegalë dhe do të lehtësojë procedurat për identifikimin e atyre emigrantëve që mund të marrin statusin e azilantit në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>