Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme kriminale. Policia njoftoi të enjten se 3 persona ishin shpallur në kërkim nga gjykatat e vendit, ndërsa 2 të tjerë u arrestuan për trafik të lëndëve narkotike.
Personat e arrestuar janë:
- M., 47 vjeç, dënuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, kryer në bashkëpunim, ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe ”Grupi strukturuar kriminal”.
- Gj., 34 vjeç, dënuar për “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.
- Xh. Q., 23 vjeç, i dënuar për vjedhje në bashkëpunim.
- D., 24 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar heroinë, 22 tableta metadon dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
- Sh., 35 vjeç, pasi iu gjet me vete një sasi lënde e dyshuar heroinë.