Arrestohen 5 persona, po transportonin emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohen 5 persona, po transportonin emigrantë të paligjshëm

Pesë persona u arrestuan nga policia e Korçës pasi ndihmuan 18 emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe më pas po i transportonin ato drejt Tiranës.

Në këmbim të këtij shërbimi, ata i merrnin secilit emigrant 500 deri në 1000 euro.

Pak ditë më parë, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi se po punohet për të ashpërshuar dënimet nga atyre që merren me transportimin e emigrantëve ilegalë dhe do të lehtësojë procedurat për identifikimin e atyre emigrantëve që mund të marrin statusin e azilantit në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>