Arrestohen 6 persona në vend, nga grup kriminal në shkelje të rregullave rrugore

Nga Exit News
Arrestohen 6 persona në vend, nga grup kriminal në shkelje të rregullave rrugore

6 persona u arrestuan në Durrës, në Krujë dhe në Tiranë për vepra të ndryshme kriminale,  njoftoi Policia të martën.

Policia e Durrësit arrestoi:

Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe aksident me makinë duke shkaktuar dëme materiale.

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

A.Ç., 44 vjeç, banues në Durrës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia e Krujës arrestoi:

A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç.

B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia e Tiranës arrestoi:

E.P., 31 vjeç, banues në Tiranë i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>