
Policia greke ka arrestuar 7 shqiptarë dhe 3 grekë për prodhim dhe trafik të kanabisit, zonat e Korinthit,Tripoli,Agrosit dhe Athinës, sipas Top Channel. Ndër të arrestuarit 6 ishin gra shqiptare dhe 1 ishte greke.
Policia sekuestroi 90 kg kanabis gati për shitje, 662 peme gati për t’u vjelë, 26 kg kanabis në proces tharje si 18255 euro kesh.
Sipas autoriteteve vlera e drogës arrin në 1,5 milionë euro.