
Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar:
–B. S., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
–K. D., 20 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
–S. K., 48 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
–Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi po drejtonin mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
–R. J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi po drejtonin mjetet pa lejen përkatëse ;
–D. G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.