Arrestohen 9 persona

Nga Exit News
Arrestohen 9 persona

Policia ka arrestuar 9 persona gjatë ditës së sotme. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se është arrestuar një 51 vjeçar me iniciale A.M për shkak të një konflikti me një person tjetër.

Janë arrestuar gjithashtu:

  1. R.S., 20 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”
  2. D.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e një firme security.
  3. O.H., 32 vjeç, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
  4. G.K., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e “Prushit”, ka aksidentuar biçiklistin I.D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
  5. D.A., 55 vjeç, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.28 mg/l
  6. K.T., 38 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Rrugore si dhe nuk iu është bindur urdhërit të ligjshëm të tyre për të bërë testin e alkoolit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>