Dhjetra persona u arrestuan të mërkurën nga policia belge dhe holandeze.
Policia belge arrestoi 48 persona dhe sekuestroi 1.2 milion euro, 15 armë zjarri të paligjshme, bizhuteri, diamante, uniforma policie dhe makina luksoze.
U kapën 17 tonë kokainë dhe kryeprokurori belg Frédéric Van Leeuë tha se ishte një hetimi dy-vjeçar.
Policia holandeze arrestoi 30 persona dhe sekuestroi 28 armë zjarri dhe mijëra kilogramë kokainë, heroinë dhe hashash.
Porti belg është një nga portat kryesore që përdoret nga trafikuesit për të hyrë drejt BE.
Një vit më parë autoritetet belge dhe tre vende të tjera, kapën një rrjet të trafikut të drogës që transportonte kokainë në Evropën Perëndimore.