Policia e Beratit arrestoi, të mërkurën, dy persona të dyshuar për kultivim dhe trafik lëndësh narkotike.
Të arrestuarit, V.H. 35 vjeç dhe S.B. 31 vjeç, banues në Skrapar, po vëzhgoheshin nga policia prej dy muajsh.
Ata dyshohen si pronarët e 16 kilogramëve lëndë narkotike të përpunuar gati për shitje dhe 60 bimë narkotike cannabis sativa, të gjetura më parë nga policia pranë shtëpisë së tyre.
Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim.