Arrestohen dy të dyshuar për kultivim lëndësh narkotike në Skrapar

Nga Exit News
Arrestohen dy të dyshuar për kultivim lëndësh narkotike në Skrapar

Policia e Beratit arrestoi, të mërkurën, dy persona të dyshuar për kultivim dhe trafik lëndësh narkotike.

Të arrestuarit, V.H. 35 vjeç dhe S.B. 31 vjeç, banues në Skrapar, po vëzhgoheshin nga policia prej dy muajsh.

Ata dyshohen si pronarët e 16 kilogramëve lëndë narkotike të përpunuar gati për shitje dhe  60 bimë narkotike cannabis sativa, të gjetura më parë nga policia pranë shtëpisë së tyre.

Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>