Policia e Tiranës ka arrestuar të enjten, organizatorët e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës të martën
Në një njoftim zyrtar, policia njofton se janë arrestuar R.P. 21 vjeç banues në Tiranë, A.K. 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K. 23 vjeç, si organizatorë të protestës.
Ata akuzohen për organizim të paligjshëm të protestës dhe shkatërrim të pronës publike.
Gjithashtu policia njofton ka nisur hetim për 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Të mërkurën qindra qytetarë protestuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për vrasjen e Klodian Rashës..