Arrestohen qindra qytetarë në Bjellorusi

Nga Exit News
Arrestohen qindra qytetarë në Bjellorusi

Sigurimi i shtetit në Bjellorusi ka arrestuar qindra protestues të dielën Minsk.

Pasi protesta në qendër të kryeqytetit u shpërnda nga shërbimet e sigurisë, protestuesit u përhapën në të gjithë qytetin. Ata protestuan në grupe të vecanta.

Videot tregonin se anëtarët e sigurimit të shtetit mbanin shkopinj dhe i ndiqnin protestuesit, duke i marrë me vete në automjete.

Në një qendër tregtare, policët bllokuan dyert dhe filluan të kërkonin mes klientëve, duke kërkuar parulla të opozitës. Ata ndaluan dhe kontrolluan makinat.

Qendra për të Drejtat e Njeriut Viasna, e cila nuk është regjistruar në Bjellorusi, tha se rreth 360 njerëz ishin arrestuar.
Midis tyre ishte edhe fituesi i medaljes së argjendit në Olimpiadë Andrei Krauchenko dhe kampioni i kikboksit Ivan Ganin, tha Fondacioni Bjellorus i Solidaritetit Sportiv.

Të dy kishin nënshkruar më parë një letër të hapur nga 1 000 anëtarë të komunitetit sportiv Bjellorusi që bën thirrje për zgjedhje të reja.

Bjellorusia është në një krizë politike ndërsa dhjetëra mijëra bjellorusë kanë dalë në rrugë çdo javë që nga zgjedhjet e 9 gushtit duke kërkuar që Lukashenko të japë dorëheqjen pas 26 vitesh në pushtet.

Mijëra njerëz janë arrestuar dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra të arrestuar kanë raportuar se janë rrahur dhe abuzuar.

Të shtunën, 60 mjekë dhe staf mjekësor që ishin mbledhur për të protestuar u arrestuan, sipas Viasna.

Veprimet e Bjellorusisë u kritikuan nga e gjithë bota. BE vendosi sanksione për zyrtarët e lartë bjellorusë që kanë abuzuar me protestuesit paqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>