Arrestohen tre persona për trafikimin e 31 emigrantëve të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohen tre persona për trafikimin e 31 emigrantëve të paligjshëm

Dy automjete me 31 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga policia në Korçë dhe Pogradec.

Tre persona përfunduan në pranga, me akuzën se trafikojnë emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

Dy prej tyre, një 37 vjeçar banues në Tiranë dhe një 18 vjeçar që banon në Tiranë, po transportonin 12 emigrantë në rrugën Bilisht – Korçë.

Ndërkohë një tjetër banor i Tiranës, 24 vjeç po transportonte 19 emigrantë në dalje të qytetit të Pogradecit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>