
2 persona të shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit u arrestuan të mërkurën. Sipas njoftimi të policisë, 2 personat e arrestuar janë:
F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim, i dënuar nga gjykata e Fierit më 17 dhjetor 2020, me burg, për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, i dënuar nga Gjykata e Fierit, me 30, mars 2021, i me burg, për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.