Arrestohet 2 të rinj, grabitën dhe plagosën emigratët e paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohet 2 të rinj, grabitën dhe plagosën emigratët e paligjshëm

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe kanë plagosur njërin prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në 2 gusht. Fillimisht dy të rinjtë, 20 dhe 25 vjeç, i kanë premtuar 4 emigrantëve transport nga Korça drejt Tiranës.

Ata i kanë marrë në makinë emigrantët dhe në fshatin Drenovë i kanë vjedhur me dhunë 500 euro, kanë plagosur me thikë njërin prej tyre dhe më pas i kanë lënë aty.

Emigrant i plagosur u kurua në spitalin e Korçës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, për në vendet e BE-së.

Çdo ditë policia arreston shqiptarë që i premtojnë transportit dhe kalimin e kufirit emigrantëve të paligjshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>