Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar nga Durrësi, i cili po transportonte 13 emigranë sirianë të paligjshme.
Ai u arrestua në rrugën Elbasan-Peqin, teksa transportonte emigrantët në një makinë të marrë me qira.
I arrestuar i kishte premtuar 13 emigrantëve transportin nga Korça, drejt Tiranës e më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut, kundrejt një pagese.
Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Elbasanit.
Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është krhyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.