Arrestohet 24-vjeçari, po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohet 24-vjeçari, po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Një 24-vjeçar u arrestua mëngjesin e së hënës pasi po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm.

Ai u arrestua nga policia e Korçës në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec.

Emigrantët do të paguanin një shumë parash për transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikave kufitare të veriut. Destinacioni final ishte një vend i Bashkimit Europian.

Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë dhe palestinezë, për në vendet e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>