Arrestohet 3 persona për kultivim kanabisi në Fier

Nga Exit News
Arrestohet 3 persona për kultivim kanabisi në Fier

Tre persona u arrestuan për trafik dhe kultivim kanabisi në Fier. Dy pre të arrestuarve, F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas u kapën nga policia për kultivim të fidanëve të kanabisit, në pyllin e fshatit Seman.

Ndërsa, i arrestuari G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, i cili u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip “Toyota Rav 4”, fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.

*Policia sekuestroi edhe 192 fara si ato të bimëve narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>